Të fundit

​Pesë të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Çagllavicë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sonte ndërmjet tri veturave në Çagllavicë.

Zyrtarja për informim e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci