Të fundit

Meritoni surprizohet nga vëllai, ai refuzon të takojë banorët – përfshirë Ilnisën

Meritoni është surprizuar nga vëllai i tij Rinori mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP.

Përpara se të transmetohej klipi, ai shpërtheu në lot në dhomën e rrëfimit.

“Ne jemi pesë fëmijë, katër vëllezër dhe një princeshë, motra. Rinori është vëllai im, jemi rritur bashkë. Unë kam qenë më problematik ai më i qetë. Ne jetojmë bashkë, kalojmë shumë kohë bashkë. Edhe kur kam dështuar në punë dhe kur kam djalin larg, Rinori ka qenë aty. Ndoshta e ka lënë veten pas dore duke u marrë me mua”, u shpreh ai gjatë rrëfimit.

Më pas Meritoni u zhvendos në living, ku dhe erdhi i vëllai. Të dy shpërthyen në lot dhe u përqafuan.

Rinori i uroi suksese vëllait të tij në rrugëtimin në Big Brother VIP3, ndërkohë që nuk dëshiroi të takonte asnjë person tjetër, përfshirë këtu edhe Ilnisën.

Kjo gjë u komentua edhe nga opinionistët të cilët e konsiderojnë veprimin e vëllait si një mesazh për Meritonin.

Arbër Hajdari deklaroi se u la e nënkuptuar se familja nuk është dakord për marrëdhënien që meritoni ka nisur me Ilnisën.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci