Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Komunën e Podujevës. Gruaja ka njoftuar policinë se është rrahur nga burri i saj në prezencë të nënës së saj.
Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar nënën e saj e cila është intervistuar si e dyshuar, ndërsa burri gjendet në arrati.
“Podujevë 10.02.2024 – 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencë të nënës së saj. Lidhur me rastin është arrestuar nëna e saj e cila është intervistuar si e dyshuar. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari (bashkëshorti i viktimës) gjendet në arrati. Rasti në hetime”, njofton policia.