Ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në fshatin Busavatë të Kamenicës, ku si pasojë është lënduar një person.
Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.
Sipas mjekëve në QKUK, i lënduari ka djegie të shkallës së parë.
“Fsh. Busavatë, Kamenicë 10.02.2024 – 21:27. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve. I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton policia.