Të fundit

Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Nuk kemi në plan ndryshime, por riorganizim të partisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste do të kryhet një analizë dhe riorganizim i kësaj “familjeje politike”.

“Kjo është një mbledhje pune, raportimesh, diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar tërësisht Partinë Socialiste dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës”, tha Rama.

Ai theksoi më tej se këtë të diel nuk do ketë ndryshime në radhët e partisë, por lëvizje në të mirë të punës së përbashkët.

“Sot nuk kemi asnjë plan për të bërë ndryshime, jemi për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera. Fjala ndëshkim nuk i shkon organizimit të një familjeje politike, riorganizim nënkupton lëvizje në të mirë të bërjes së punës”, përfundoi Rama.

Në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë gjendja e çdo baze dhe strukturave të PS-së, ndërsa pritet të mbajë një fjalim Rama, por ajo do të jetë me dyer të mbyllura drejtuar vetëm asamblistëve. Pritet që Rama të ketë edhe mesazhe politike krahas porosive. /tvklan.al/

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci