Të fundit

Arbër Hajdari për Sarën: Ka hyrë në shtëpi pa u ndarë nga boksieri

Sara Gjordeni dhe Endrik Beba mbrëmjen e djeshme kanë sqaruar përfundimisht marrëdhënien e tyre dhe historinë e ndarjes.

Por opinionisti Arbër Hajdari, tha se ky diskutim nuk është më meraku i tij, por se a ka lënë Sara një lidhje jashtë pezull, pasi në një diskutim me Erjolën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ajo i tregoi që ka një marrëdhënie të komplikuar jashtë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një boksier.

“Diskutimi i Endrikut me Sarës u mor vesh dhe nuk është më meraku im, meraku im është diçka tjetër. Sara ka deklaruar që ka një lidhje që nuk e ka ndarë definitivisht jashtë, duke e komunikuar me Erjolën e ka treguar. Endriku iku, por kemi hallin e atij tjetrit. Nëse ka hyrë në shtëpi duke mos e ndarë lidhjen, do të thotë që ka qenë gjysëm e lidhur, se ka mbyllur një raport por ka hapur një tjetër”, tha opinionisti.

Arbri gjithashtu deklaroi që ndan të njëjtën mendim me Erjolën, e cila i sugjeroi që “përpara se të hidhte hapa dhe të puthej me Bardhin, duhet t’i kishte mbyllur diskutimet që ka lënë jashtë”.

“Unë mendoj që është më e shëndetshme që një raport të mbyllet dhe të hapet një raport i ri”, tha Hajdari.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci