Të fundit

Real Madridi konfirmon lëndimin e Bellingham, ylli anglez pritet të mungojë deri në 3 javë

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e Jude Bellingham, të pësuar mbrëmë në ndeshjen ndaj Gironas.

Ylli anglez shkëlqëu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola në fitoren 4:0.

Megjithatë, Bellingham u detyrua të largohet nga loja në minutën e 57-të shkaku i një lëndimi.

“Pas testeve të bëra sot në qendrën mjekësore të Real Madridit, lojtari ynë Jude Bellingham është diagnostifikuar me një ndrydhje të shkallës së lartë të kyçit të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll, që nuk bëri të ditur se sa do të mungojë mesfushori i tyre.

Sipas raportimeve të para, Bellingham do të jetë jashtë për dy deri në 3 javë.

Ai do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve, por edhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, Sevillas e Valencias.

Gjithsesi, Jude Bellingham pritet të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Leipzigut, që do të zhvillohet më 6 mars.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci