Të fundit

Qytetarët kërkojnë që rruga Prishtinë-Mitrovicë të përfundojë sa më parë

Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, të filluara vite më parë do të rinisin së shpejti dhe pritët të përfundojnë brenda vitit. Kështu tha ditë më parë Ministri i Infrastrukturës. Qytetarë që frekuentojnë këtë rrugë thonë se punimet duhet të përfundojnë sa më parë, pasi rruga e lënë në gjysmë po iu shkakton telashe të mëdha.

Një projekt infrastrukturor i nisur më shumë se një dekadë më parë mund të përfundojë brenda një viti. Fjala është për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, për të cilën ditë më parë u nënshkrua një kontratë e re, për të cilën foli ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Urojmë që edhe për rrugën e Mitrovicës, shumë shpejt të fillojnë punimet. Të ketë përfundim brenda afatit 1 vjeçar, ashtu siç e parasheh edhe kontrata. Bëhet fjalë për një projekt 25 milion euro, projekt ky i cili ka edhe procedura tjera’’, tha ministri Aliu.

Pas njoftimit të ministrisë për rifillimin e punimeve, Radio Kosova ka anketuar disa qytetarë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë në lidhje me pritjet për përfundimin e punimeve.

“Kjo rrugë nuk ka mundësi të kryhet brenda këtij viti, janë vetëm fjalë të kësaj qeverie. Ajo rrugë ka qenë në pritje të kryhet që mbi 10 vite. Qytetarët që udhëtojmë çdo ditë kemi shumë probleme, ne e kryejmë punën në orën 5 dhe për me u kthye në Mitrovicë bëjmë 2 orë, që është dashtë me u kthye vetëm për gjysmë ore”, thekson qytetari.

Anketuesit i kanë thënë Radio Kosoës se në këtë rrugë krijohen kolona.

“Kjo rrugë na ka marrë n’qafë sidomos na që udhëtojmë çdo ditë, pasdite kolonat janë shumë të gjata, na duhet shumë kohë me u kthy dhe nuk besoj se do kryhet brenda këtij viti”, thekson qytetari tjetër.

Ka nga ata që besojnë se sivjet do të kryhen punimet në këtë rrugë.

“Mendoj se do të kryhet këtë vit, sepse është zgjatë shumë ajo rrugë edhe ka nevojë shumë që të rregullohet ajo rrugë sa më shpejtë’’, thekson qytetari tjetër i anketuar nga Radio Kosova.

Ndërsa një shofer autobusi, tregoi për sfidat që përballet ndër vite, gjatë drejtimit të autobusit me të cilin ai punon

“Prej mas lufte copa – copa. Kështu, që 10 vjet kështu ka mbet. Ka gropa, është rrezik në komunikacion, të merr shumë kohë në vend se me shkuar për 1 orë, kur janë mërgimtarët bën 2 orë ose dy orë e gjysmë, një drejtim”, thekson ai.

Fatin e njëjtë të zvarritjes së punimeve me vite si të rrugës Prishtinë-Mitrovicë e kanë edhe disa të tjera, përfshirë rrugët që shpiejnë nga kryeqyteti në Pejë dhe Podujevë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci