Modelja Sara Gjordeni ka hedhur dritë për herë të parë për marrëdhënien me këngëtarin Endrik Beba, e cila sipas saj përfundoi në terma jo të mirë.
E pyetur mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, Sara ka rrëfyer se sa e shkatërruar ka dalë nga kjo marrëdhënie, duke e konsideruar atë zhgënjimin e saj të parë.
Sipas saj, dyshja kanë qenë të fejuar, por Endriku u rikthye te ish-e dashura duke lënduar atë dhe familjen e saj të cilët ishin në dijeni dhe madje ishin takuar me të.
Mirëpo, i pyetur mbi këtë çështje këngëtari konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka qenë serioze, pasi ka pasur prezantime familjare, megjithatë nuk ka qenë një fejesë zyrtare por rrethanat e detyruan të njihte prindërit e saj.
Endriku tha se ka shumë respekt për historinë që kanë pasur dhe se e vlerësonte Sarën si njeri. Sipas tij, në atë kohë ishin të dy të rinj që ishin nuk ditën ta menaxhonin situatën si duhej dhe gjërat u kthyen në intensive.