Të fundit

​Erërat e fuqishme në kryeqytet, evidentohen 12 raste me dëme materiale

Mot i keq dhe erëra të forta nga 20 deri në 80 km në orë janë paralajmëruar për sot në Prishtinë, por deri më tani fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Ekipet për siguri dhe emergjencë, por edhe zjarrfikësit nga mesnata janë në gatishmëri për t’u përballur eventualisht me ndonjë rast.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjencë në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të fuqishme që kanë fryrë sot në kryeqytet janë regjistruar 12 raste me dëme të vogla materiale.

“Deri më tani i kemi 12 raste që kemi intervenuar prej mesnatës, kur kanë filluar edhe erërat në kryeqytet dhe pjesë tjera të kryeqytetit… Kemi pasur dëme materiale, por për fat të mirë nuk kemi pasur dëme apo lëndime në njerëz. Dërrasat kanë qenë të shpërndara në të gjitha pjesët e kryeqytetit duke filluar prej fshatit Prugovc, ku është ra kulmi i një lokali dhe kemi intervenuar edhe në “Dragodan”, “Dardani”, në rrugën “Bajram Bahtiri”, këtu tek ish-hoteli “Viktoria”, Rruga B, kemi pasur raste dhe vazhdojmë të kemi raste, dhe ne jemi duke përcjellë situatën sipas nevojës të intervenojmë me të gjitha ekipet emergjente,” tha Fushtica.

Ai shtoi se në shumicën e rasteve ka pasur pjesë të llamarinave dhe të kulmeve që janë shkëputur nga objektet si pasojë e erërave të fuqishme.

“Shumicën e rasteve kemi pasur pjesë të llamarinave, të kulmeve që kanë rënë. Ndërsa në pjesët e tjera të kryeqytetit kemi pasur raste më të vogla me dëme të vogla materiale. Jemi duke e përcjellë situatën,” tha ai.

Ndryshe, me qëllim të shmangies së ndonjë rreziku për qytetarët është bërë edhe njëherë izolimi i ndërtesës së komunës në “Arbëri”. Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që po çdo rast rreziku të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat e telefonit 0800 112 33 ose 0800 112 44.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci