Të fundit

​Vizita e Blinken, Rama: Ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilin ndodhet sot Evropa

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e konsideron domethënëse vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, nisur nga situata në të cilën ndodhet sot Evropa.

Ai këto komente i bëri sot pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë.

“Në radhë të parë besoj që ka domethënie të veçantë ardhja në Tiranë për kontekstin në të cilin ndodhet sot Evropa dhe bota për kohën shumë të ngarkuar për një sekretar shteti që fakti që gjen të nevojshme dhe vendos agjendën të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin për ku e kemi ngritur në arenë ndërkombëtare dhe çfarë përfaqëson Shqipëria sot, Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, rrugët e bashkëpunimit një ardhme të përbashkët e kaluar e mbushur me tragjedi me prapambetje raste të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratat”, ka thënë Rama.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt. Sipas njoftimit të DASH, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Kjo vizitë ka për synim që të konfirmojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Munih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës,” njofton DASH.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci