Të fundit

Vuçiq: Kurti urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb, me prezencën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Tutje Vuçiq ka akuzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, se nuk po kontribuon në çtensionim të situatës.

”Vendimet e njëanshme, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk u mirëpritën, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit”.

”Ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Krejt e kundërta”.

Ai tutje në një intervistë për Pavlovic Today, përmendi edhe specifikisht qasjen e kryeministrit kosovar në raport me SHBA-në dhe NATO-n, e sipas tij Kurti urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri”.

”Kurti urren Kombet e Bashkuara”.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci