Analisti Ismet Munishi e menaxheri i kombëtares, Bajram Shala kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Të ftuar në emisionin sportiv ‘Favorit’, Munishi është përplasur me Shalën.
Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare ka kritikuar ashpër FFK-në çfarë nuk i ka pëlqyer aspask Shalës.
“Unë ligjërata ju mbaj të gjithëve aty në federatë”, ishin fjalët e Munishit që acaruan Shalën.
Kundërpërgjigja e tij ishte e shpejtë duke i thënë se: “Ti ligjërata vetëm për zhurëm na mban, ligjëratat e tua po shihen në Ligë të Parë”, i tha Shala.