Të fundit

Pensionistët serb protestojnë sot në veri për shkak të çështjes së dinarit

Në veri të Mitrovicë sot në ora 12:00, pensionistët e komunitetit serb kanë paralajmëruar organizimin e një proteste, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

Thirrja për këtë protestë është bërë publike nga Lista Serbe përmes rrjetit social Facebook.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se autoritetet kanë marrë informacione lidhur me këtë protestë dhe janë të përgatitur për ta monitoruar atë.

Në katër komunat veriore të Kosovës, ku shumica e popullsisë janë serbë, ditën e diele janë vërejtur disa grafite të reja me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një adresim për komunitetin serb të Kosovës ka sqaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk pengon Serbinë për të ndihmuar komunitetin e tyre, dhe se Kosova nuk e ka ndaluar përdorimin e dinarit, as edhe të ndonjë valute tjetër.

Ai theksoi se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, kërkon që euroja të jetë monedha e vetme e pranueshme për transaksionet me para të gatshme.

Ndryshe, BQK ka theksuar se kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse), si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së./Telegrafi

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci