Të fundit

Vuçiq: Çka do që të bëjmë, britanikët do të jenë gjithmonë në anën e Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë në krahun e kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për portalin The Pavlovic Today, një medium propagandues me bazë në Nju Jork i afërt me qeverinë serbe, Vuçiq u pyet nëse ka biseduar ai me kryeministrin britanik Rishi Sunak lidhur me pretendimet se Policia e Kosovës e ka ndaluar në kufi një kamion transportues britanik që dërgonte dinarë në Kosovë.

Vuçiq tha se nuk ka biseduar me Sunak.

“Jo, nuk kam biseduar sepse besoj që ata do ta kishin përkrahur Kurtin”, tha ai.

“Ata [britanikët] do të thonë, ‘Mirë, kompania britanike do të transferojë euro në të ardhmen për juve’. Dhe kjo është kështu, e dini tashmë, sepse çfarëdo që të bëjmë ne ata kanë qenë gjithmonë në anën e Kurtit” tha Vuçiq, duke theksuar mbështetja tradicionale të Britanisë së Madhe për Kosovën.

“Por edhe ata, duhet të jem shumë i drejtë dhe ta pranoj, edhe ata thoshin se nuk ishin shumë të kënaqur me Kurtin”, iu referua Vuçiq deklaratës së ambasadorit britanik James Kariuki në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

“Të paktën ata nuk ishin të kënaqur me çështjet teknike”, tha Vuçiq për deklaratën britanike në Këshillin e Sigurimit.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci