Gazetari i DTV-së, Korab Rexhepi, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga një person me inicialet M.B.
Rexhepi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se këto kërcënime janë bërë pasi që M.B., i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton.
“Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin ‘do ta zhdukë me gjithë familje’”, njofton Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Për AGK-në, këto kërcënime janë të papranueshme dhe kanë ftuar Policinë e Kosovës që ta trajtoj rastin në mënyrë që kërcënuesi të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.
Gjithashtu, u kanë bërë thirrje të gjithë gazetarëve që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre jo vetëm në AGK, por edhe në Policinë e Kosovës.