Të fundit

Protiq: Kontesti për heqjen e dinarit në Kosovë është fabrikuar nga të dyja palët

Duke komentuar seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe paraqitjet e Vuçiqit dhe Albin Kurtit, historiani dhe diplomati serb Millan St. Protiq ka vlerësuar se ato janë të ngjashme për sa i përket infantilizmit, mendje ngushtësisë dhe kokëfortësisë, por se ky nuk është arsyetim për Serbinë.

Pa marrë parasysh se si e shikoni, Kosova është një sistem i ri politik, për të mos përdorur një term më të ashpër, dhe në kushte të tilla mungesa e pjekurisë ndoshta mund të jetë më e lehtë për ta kuptuar.

“Por për një vend, një komb, i cili ka një traditë të gjatë dhe një histori të gjatë dhe shumë gjëra në të që ia vlenin, mënyra se si sillet presidenti i tij është, për të mos përdorur shprehje më të ashpër, një skandal dhe turp”, ka thënë Protiq.

Ai pretendon se kontesti për heqjen e përdorimit të dinarit në Kosovë është çështje e fabrikuar e të dyja palëve, transmeton Paparaci.

“E fabrikuar nga Kosova, e cila që në fillim udhëheq “një politikë kapriçioze”, duke dëshmuar se është sovrane në territorin e saj, dhe pastaj përdor gjithçka që ka në dispozicion, e ndonjëherë duket edhe tragjikomike”, ka thënë Protiq.

Megjithatë, si tragjikomik është reagimin e Beogradit, sepse një problem që në fakt nuk është problem, kthehet në një problem të përmasave të pamatshme, siç ishte edhe rasti me targa.

Tani është e njëjta gjë me valutën. Këto nuk janë çështje thelbësore, por është moment shumë i volitshëm që publikut të njërës dhe tjetrës, edhe atij të Serbisë edhe të Kosovës, t’iu servohet një moment plotësisht i parëndësishëm si “tema e identitetit nacional dhe shtetëror”, ka thënë Protiq, përcjell Paparaci.

Sipas fjalëve të tij, Kosova e deklaron monedhën evropiane si kombëtare dhe përmes kësaj kërkon të dëshmojë sovranitetin e saj, ndërsa Serbia insiston që serbët në Kosovë të paguhen me dinarë kur një pjesë e mirë të obligimeve duhet të paguajnë në euro.

Është e vështirë të parashikohet se ku do të shkojë Serbia në të ardhmen, ka thënë Protiq, i cili mendon se qeveria do të duhet të zgjedhë shumë shpejt njërën ose tjetrën anë dhe se në këtë pozicion “mes dy zjarreve” nuk do të mund të mbijetojë pa pasur pasoja të mëdha nga të dyja palët.

Nuk mendoj se pala tjetër është e kënaqur me këtë lloj politike që po ndiqet në Serbi, sepse sjellja e presidentit të Serbisë dhe e qeverisë së tij nuk është duke u shikuar mirë në Moskë, ka thënë Protiq.

I pyetur nëse publiciteti i madh i dhënë nga mediat proqeveritare për intervistën e Carlson Tucker me presidentin e Rusisë Vladimir Putin është tregues se Serbia po shpreson se që Donald Trump edhe një herë të jetë president i SHBA, ai ka thënë se një qasje e tillë është naive.

Në Serbi ka një paragjykim se si Trump ka qenë dhe do të jetë më i favorshëm për Serbinë sesa administrata demokratike, ka thënë Protiq, mirëpo ky është një interpretim naiv dhe i papjekur i marrëdhënieve botërore dhe karakterit të qeverisë në SHBA, në të cilin vetëm njerëzit naivë dhe injorantë mund ta besojnë.

Ardhja e Trump-it, nëse ai i fiton zgjedhjet në SHBA, do të kishte shumë më tepër pasoja në situatën e brendshme në Amerikë, por jo edhe ndonjë ndryshim dramatik në planin ndërkombëtar, ka përfunduar Protiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci