Të fundit

Kanë filluar demonstratat në Mitrovicën e Veriut të organizuar nga Lista Serbe

Sapo ka filluar demonstrata, siç e quajnë mediat serbe “protestës gjithë popullore, të organizuar nga Shoqata e Pensionistëve”, me të cilin, siç kanë paralajmëruar, se “dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e mbarë botës dhe komunitetit ndërkombëtar për pozitën e tyre të padrejtë, sidomos për shkak të vendimit të Kosovës dhe Albin Kurtit për heqjen e dinarit, që rrezikon qëndrimin dhe mbijetesën e tyre në vatrat e tyre”, raporton portali serb Kossev.

Të shtunën janë ftuar serbët e komunitetit serb në Kosovë që t’i bashkohen tubimit “të gjithë atyre që ekzistenca e të cilëve rrezikohet drejtpërdrejt nga masat e padrejta nga Kosova” – punëtorët e shëndetësisë dhe arsimit, rastet socialë, studentët dhe të rinjtë, transmeton Paparaci.

Pothuajse të gjithë ishin të ftuar u përgjigjën për këtë në demonstratë. Sipas Kossev-it, pranë sheshit ku mbahen protestat, ka filluar të mblidhet një numër i madh punonjësish në institucionet shëndetësore, arsimore dhe të tjera publike që financohen nga institucionet paralele serbe.

Vlerësohet se në tubim do të marrin pjesë “disa mijëra persona”, të të gjitha moshave, me tendencë që ky numër të rritet.

Atje bartem flamujt e Serbisë, si dhe pankarta me mbishkrime “Pensionin e kam marrë gjithë jetën, nuk ia jap Kurtit”, “Ky është një okupim”, “UN 1244 USA HELP”, “Evropa hapi sytë”, “Pa përfitime sociale ne nuk do të kemi as për ushqim”, por edhe “Drejtësia për Sllagjanin” dhe “Është i pafajshëm”.

Aty janë edhe liderët më të lartë të Listës Serbe.

Siç është njoftuar edhe më herët, kjo demonstratë është organizuar nga Lista Serbe e cila i ka bërë thirrje qytetarëve që “të marrin pjesë në “protestën demokratike” kundër vendimit të Kosovës për shfuqizimin e dinarit dhe transaksioneve të pagesave…”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci