Të fundit

Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë rreth Kosovës i pandryshuar

“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Po i shikojmë dhe i përcjellim me ankth ngjarjet e muajve të fundit”, ka thënë Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Greqia është ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Mitsotakis ka thënë se Greqia e mbështet Serbinë në perspektivën evropiane dhe në rrugën evropiane.

“Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e nevojshme që Beogradi të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në vendin tuaj, do të afroheni më shpejt me BE-në”, ka shtuar ai, transmeton Paparaci.

Kryeministri i Greqisë gjithashtu ka theksuar se sheh përparim në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Athinës.

“Ne duam të thellojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe investuese”, ka shtuar ai.

Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi midis Greqisë dhe Serbisë shtrihet në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet e infrastrukturës dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet të përdorim fondet evropiane që janë të destinuara për Ballkanin Perëndimor”, ka pretenduar ai./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci