Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Podujevë, Valon Demolli njofton se ka dështuar projekti për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuarit në atë komunë.
Sipas Demollit, prona e përcaktuar për ndërtimin e kësaj qendre nuk i plotëson nevojat e objektit.
“Edhe një gurëthemel pa punime në komunën tonë. Pas çerdhes tash radha i mbeti Shtëpisë për të Moshuar. Edhe një mashtrim nga dyshja Kurti-Bulliqi te cilët me paaftësinë e tyre i bëjnë të dështojnë edhe projektet humanitare.
Vetëm një detyrë e kishte komuna për këtë projekt, ta siguroi lokacionin po edhe këtu dështoj, rrënoj objekt dhe u’a vështirsojë përkujdesjen personave me probleme mentale dhe prap se prap prona e përcaktuar nuk i plotëson nevojat e objektit. DËSHTIMI KA EMËR!”, shkruan Demolli.
Gurthemeli për ndërtimin e kësaj qendre është vendosur në janar të këtij viti.
Ky projekt ka qenë bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro).