Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë e AAK-së Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se me Ambasadorin Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike në vend.
Ai shtoi se në këtë takim ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që kishte në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.