Të fundit

Kërcënimet e Trump, Borrell: NATO nuk funksionon në varësi të humorit të presidentit të SHBA-ve

Kërcënimet e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kanë ngjallur reagime të ashpra në Evropë.

Udhëheqësit evropianë kanë denoncuar paralajmërimin e Trump se SHBA nuk do të mbronte anëtarët e NATO-s që nuk arrijnë të përmbushin objektivin e shpenzimeve të aleancës.

Ish-presidenti i SHBA-ve, dhe kandidati aktual i republikanëve në një tubim në Karolinën e Jugut, deklaroi se ai do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte çdo vend të NATO-s që nuk kontribuon me 2% të PBB-së së saj në arkat e aleancës.

Shefi i politikës së jashtme dhe mbrojtjes së BE-së, Josep Borrell nga Brukseli tha se “Le të jemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake ‘à la carte’. Ajo nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që funksionon në varësi të humorit të liderit të SHBA-ve”.

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se “Deklaratat e pamatura mbi sigurinë e NATO-s  dhe solidaritetin e Art 5 i hspërbejnë vetëm, inetresit të Putinit”. /abcnews.al

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci