Të fundit

Pagat e ambasadorëve deri në 6.600 euro, shtesa edhe për fëmijët

Deri në rreth 7 mijë shkojnë të hyrat e një ambasadori përfshirë shtesat për fëmijët, sipas Rregullores për kompensimin e anëtarëve të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës që e ushtrojnë detyrën jashtë vendit. Por shkallëzimi i shtesave, sipas pagës bazë të diplomatëve, ka ngritur shqetësime për diskriminim dhe trajtim jo të barabartë

Diplomatëve kosovarë u janë rritur të hyrat mujore pas Rregullores së miratuar vitin e kaluar lidhur me caktimin e koeficienteve që merr për bazë koston e jetesës në vendet ku Kosova ka hapur misione diplomatike.

Veç pagave të titullarëve të misioneve, sipas Rregullores për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, të hyra realizohen edhe në emër të shtesave të fëmijëve.

Diplomati kompensohet për shpenzimet e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare. Për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej dhjetë për qind e pagës mujore; për fëmijën e dytë – tetë për qind; për fëmijën e tretë – gjashtë për qind; kurse për katër e më tepër fëmijë llogaritet shtesa prej pesë për qind e pagës mujore.

“5. Diplomati kompensohet për shpenzimet e fëmijëve të saj/tij nën moshën tetëmbëdhjetëvjeçare (18), të cilët banojnë bashkë me diplomatin në shtetin pritës: 5.1. për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej dhjetë për qind (10%) e pagës mujore; 5.2. për fëmijën e dytë llogaritet shtesa prej tetë për qind (8%) e pagës mujore; 5.3. për fëmijën e tretë llogaritet shtesa prej gjashtë për qind (6%) e pagës mujore; 5.4. për katër e më tepër fëmijë llogaritet shtesa prej pesë për qind (5%) e pagës mujore për secilin”, thuhet në nenin 4 të Rregullores.

Por jo të gjithë fëmijët e diplomatëve marrin shtesa të njëjta, pasi kjo ndërlidhet me koeficientet e pagave.

Sipas Ligjit për Paga në sektorin publik, koeficienti për pozitën e ambasadorit është 12.8, që i bie se paga e tij është 1 mijë e 344 euro. Por, kjo pagë shumëfishohet kur hyjnë edhe përqindjet e tjera.

Mbështetur në listën e pagave të shefave të misioneve dhe konsujve të përgjithshëm, të cilën e ka vënë në dispozicion MPJ-ja pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, më i paguari del të jetë konsulli i përgjithshëm në Nju-Jork, Blerim Reka. Paga e tij mujore është 6 mijë e 609 euro bruto.

Pas tij më i paguari është ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, me pagë mujore prej 5 mijë e 798 eurosh. Paga mbi pesë mijë euro marrin edhe ambasadorët e akredituar në Paris, Bernë, Kambera dhe Otavë. Sipas listës së pagave, konsulli i përgjithshëm në Strugë, Agim Krasniqi, del të jetë me pagën me të ulët – 1 mijë e 328 euro.

Fëmijët e diplomatëve me grada më të ulëta i bie të marrin më pak shtesa.

Ministri në misionin diplomatik e ka koeficientin 10.4, ndërsa paga e tij është 1 mijë e 92 euro. Kurse ministri këshilltar me koeficient 9.8 i bie të marrë pagë prej 1 mijë e 29 eurosh.

Zyrtarë të MPJ-së që kanë qenë të përfshirë në diskutimet për rregulloren, në kushte anonimiteti kanë thënë se përcaktimi i shtesave të fëmijëve në bazë të koeficienteve të diplomatëve përbën diskriminim.

Kjo rregullore ishte përpiluar prej komisionit të caktuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Në krye të këtij misioni ishte Vigan Berisha, që tani shërben si shef i misionit në Cyrih. Sipas indeksit të përqindjeve të propozuara, Cyrihu është pas New Jorkut, me 4.20 për qind. Të hyrat mujore të Berishës janë 3 mijë e 755 euro, raporton Koha.

Berisha por as MPJD-ja nuk kanë ofruar sqarime se cilat rrethana janë marrë për bazë kur janë vendosur përqindjet e të hyrave.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci