Të fundit

Murati i reagon kryetares së Kushtetueses, thotë se ajo ka “cektësi të njohurive ekonomike”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Nimani-Caka.

Nimani-Caka i ishte kundërpërgjigjur reagimeve të pushtetit ndaj vendimeve të Kushtetueses. Ajo tha se “pala humbëse gjithmonë reagon”.

Murati në një postim në Facebook ka thënë se kryetarja e Kushtetueses ka një “cektësi të njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka, gjatë një interviste sonte, duke folur për natyrën e lëndëve që kanë shqyrtuar ata si gjykatës, e përmendi edhe togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, më shumë se njëherë. Dua të besoj që fjalën e ka pasur për konceptin e “ekonomisë së tregut të lirë” apo “free market economy” në anglisht. Kur e mendon që ka edhe ekonomistë në LDK që e bëjnë gabimin e njëjtë, nuk mund ta gjykosh edhe aq rëndë një shkarje të tillë të zonjës Caka e cila me profesion është juriste. Mirëpo për funksionin që ushtron, një cektësi e tillë e njohurive për këtë koncept ekonomik, pra “ekonominë e tregut të lirë”, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuar që ka pasoja të mëdha për qytetarët”, ka shkruar Murati.

Murati ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka “konfirmuar me vendimin për ta rrëzuar Ligjin për {mime Tavan” se nuk ka njohuritë bazike mbi koncepte të tilla ekonomike”.

“Në lidhje me rritjen e çmimeve, të përshkallëzuar pas luftës në Ukrainë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë të bërë kishte ardhur në përfundim se mbi gjysma e inflacionit vinte si rezultat i lakmisë korporative dhe rritjes së marzhave të fitimit, e jo si presion i kostos së lëndëve të para. Kjo konfirmohet edhe në rastin e Kosovës, ku shihet qartësisht rritje mbiproporcionale e profitit të realizuar të korporatave.

Për të adresuar këtë anomali të shfaqur në treg, Qeveria dhe Kuvendi kishin miratuar Ligjin për Çmime Tavan, i cili në raste të tilla të çrregullimeve, mundësonte kufizimin e marzhës së fitimit. Ligje e mekanizma të ngjashme kanë pothuajse të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian (kujtoni vendosjen e çmimit tavan për gazin natyror pas luftës në Ukrainë), e madje edhe një ekonomi si SHBA-ja që është në skaj të spektrit të konceptit të ekonomisë së tregut të lirë ka legjislacion që rregullon një gjë të tillë (vendosja e tavanit për çmimin e insulinës nga Administrata Biden).

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që me sa shihet nuk ka as njohuritë bazike mbi koncepte të tilla, kishte vendosur ta rrëzojë Ligjin për Çmime Tavan, në emër të mbrojtjes së “ekonomisë së lirë të tregut””, tha Murati, që shtoi se pasojat e vendimit po vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot qytetarët.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci