Të fundit

Biden: Civilët në Gaza janë të pambrojtur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka thënë se civilët në Rripin e Gazës janë të ekspozuar dhe të pambrojtur ndaj sulmeve izraelite, duke bërë thirrje që të bëhen përpjekje “të besueshme” për t’i mbrojtur.

Në një reagim publik, Biden është shprehur se civilët e Gazës duhet të dërgohen në vendstrehim, pas sulmit izraelit në Rafah që i la të vdekur mbi 50 persona.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar trupat të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin e tij tokësor në Rafah.

Ai ishte zotuar ta mposhte grupin e Hamasit që qëndron i armatosur në qytet.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se secili sulm “do të ishte i tmerrshme dhe shumë civilë do të mund të vriteshin”.

Më tepër se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Rripin e Gazës tashmë janë mbledhur në qytetin në kufi me Egjipin.

Shumë të tjerë janë zhvendosur në tenda dhe strehimore të improvizuara, në kushte të mjerueshme pa ujë të mjaftueshëm dhe pa ushqim.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci