Në raportin 24 orësh, policia ka deklaruar se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet për vjedhje të një veture.
Policia është shprehur se i njëjti ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja dhe ishte përfshirë në një aksident, kurse gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura në korrik të vitit 2023 ishte raportuar e vjedhur në Suedi.
Vetura e vjedhur është dërguar në terminalin doganor, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.