Të fundit

Lista Serbe kërkon nga serbët që të mos bien pre e provokimeve të “Mbrojtjes Popullore”

Lidhur me fletushkat e njëfarë “Mbrojtjes Popullore”, të cilat u shfaqën mbrëmë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke bërë thirrje për “rezistencë ndaj policisë së Kurtit”, Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të tilla, transmeton Paparaci.

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime të tilla, kushdo që i kryen, janë të drejtuara kundër paqes dhe bëhen me qëllim të keq me qëllim të destabilizimit të mëtejshëm, për të fajësuar serbët për çdo incident të ri”, pretendohet në një deklaratë të Listës Serbe.

Ata theksojnë se qëllimi i dikujt është padyshim “që t’i paraqesë serbët si të dhunshëm dhe të shmangë presionin që ata kanë për shkak të shtypjes së serbëve”.

“Komuniteti serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këto zona me metoda paqësore”, shkruan më tej Lista Serbe./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci