Të fundit

Radha për shkencëtarin: Edhe Jahja Kokaj i laritet pak Dejona Mihalit

Jahja Kokajt, siç duket i paska pëlqyer fotografia e profilit në Facebook e Dejona Mihalit.

Mihali, konsiderohet si një nga komponentët më të pushtetshëm të partisë në pushtet e si njeriu që kontrollon shumicën e deputetëve të LVV-së. Zyrtarisht është koordinatore për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje.

Siç bëri dje ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që jo vetëm e mbrojti por edhe e lavdëroi Mihalin në komisionin parlamentar, sot është radha për një deputet. Hiç më pak intelektual se Jahja Kokaj. Edhe ky i është laritur pak Mihalit.

Në fotografinë e fundit të postuar nga zyrtarja e pushtetshme brenda LVV-së, nuk kanë munguar duartroktijet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i ka ‘duartrokitur’. Kokaj, po ashtu ia ka dërguar Mihalit një figurë ku shkruhet “Super”.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës vitin e kaluar.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci