Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llapushnik të Drenasit janë arrestuar katër persona të dyshuar, meshkuj, pasi për shkak të një fjalosjeje mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike.
Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Llapushnik, Gllogoc 12.02.2024 – 02:55. Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që për shkak të një fjalosje në mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.