Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku në mesin e dy veturave të përfshira, njëra ishte e Polisicë së Kosovës.
Nga aksidenti, të lënduar kanë mbetur katër persona, dy prej tyre janë zyrtarë policorë.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, u shpreh Ahmeti.