Të fundit

Kryetari i Listës Serbe: Synimi i Kurtit është që serbët të shpërngulen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka thënë se “serbët në protestën e djeshme kanë dërguar mesazh se janë kundër të gjitha vendimeve të Qeverisë të Kosovës, veçanërisht kundër vendimit për shfuqizimin e dinarit dhe transaksionet e pagesave. Qëllimi i Albin Kurtit është shpërngulja e serbëve dhe eksodi”.

Ellek, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve të televizionit publik serb RTS, ka thënë se “qëllimi i Albin Kurtit është shpërngulja e serbëve dhe eksodi. Se ata kanë treguar se çfarë mendojnë dje në protestë, ku morën pjesë nga 6 deri në 7 mijë njerëz”, megjithëse sipas shënimeve zyrtare, kishin marrë pjesë rreth 1.800 veta.

Eleku gjithashtu ka listuar “të gjitha veprimet e fundit të Kosovës që ndikojnë në pozitën e serbëve të Kosovës”.

“Ndalimi i vaksinimeve gjatë pandemisë së COVID-19, ngjarjeve sportive në të cilat marrin pjesë klubet nga Serbia, manifestimeve kulturore, importit të gazetave serbe, teksteve shkollore, futjes së mallrave serbe, dhe së fundi. – heqja e dinarit dhe transaksioneve të pagesave”, ka pretenduar Eleku, transmeton Paparaci.

Eleku ka thënë se pret një përgjigje adekuate nga bashkësia ndërkombëtare.

“Bashkësia ndërkombëtare është garantuesi i multietnicitetit. Presim një reagim më të fortë nga vendet e KUINT-it për të ndikuar që Kosova të heqë dorë nga ky vendim për ndalimin e dinarit dhe të lejojë një jetë dinjitoze për serbët e Kosovës. Serbët dje në protestë u kanë dërguar mesazh të gjithëve se nuk pajtohen me vendimin për heqjen e dinarit”, ka thënë kryetari i Listës Serbe.

Sipas tij, në kohë të vështira më e rëndësishmja është të tregohet unitet, gjë që u dëshmua në “tubimin madhështor” të djeshëm, sepse, sipas tij, “vetëm kështu mund të mbijetohet në Kosovë”.

“Jemi të inkurajuar nga deklarata e presidentit Aleksandar Vuçiq i cili tha se shteti ka shumë para dhe se do të ketë diskutime për të gjetur një zgjidhje”, e kryen detyrën e tij Elleku, duke e lavdëruar shefin e tij i cili e ka vendosur në krye të partisë së tij të themeluar në Kosovë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci