Të fundit

Dënohet me dy vite burg e pesë mijë euro gjobë i akuzuari për marrje të ryshfetit

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është shpallur aktgjykimi ndaj L.L., për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Në komunikatë thuhet se i akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në këtë dënim të shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, prej datës 30.06.2021.

Poashtu, ai është dënuar dhe me 5 mijë euro gjobë, që duhet t’i paguaj brenda afatit prej 30 ditëve si dhe i është shqiptuar dënim plotësues, duke i ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej tri viteve.

“Gjykata duke vepruar sipas nenit 59 dhe 63 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të
akuzuarit L.L i shqipton Dënim Plotësues – Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratë publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite, dënimi plotësues
zbatohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.

Tutje, gjykata ka njoftuar se i akuzuari obligohet ë të paguajë shpenzimet e procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej njëqind euro dhe për programin për kompensim të viktimave duhet të paguajë 50 euro.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci