Të fundit

Meritoni rrëfen për rikthimin në Kosovë pas luftës: Gjetëm shtëpinë e djegur

Meriton Mjekiqi është një nga banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.

Këto ditë ai ka rrëfyer më shumë për jetën e tij, duke përfshirë dhe jetën e pas luftës.

Teksa ka folur me Eglën,ai është shprehur se babai i tij kishte vendosur të kthehej në Kosovë, pasi nuk qëndronte dot në Gjermani.

“Ne kemi jetuar në Gjermani por më pas u kthyem për shkak të gjyshes sime. Babi mori gjyshen në Gjermani, ajo ishte me traditat e vjetra, përfshirë veshjen tradicionale. Nuk i ka ndërruar kurrë, i vdiq burri kur ajo ishte vetëm 36 vjeçe. I ka rritur fëmijët në fshat.

Pastaj babi e ka marrë gjatë luftës (në Gjermani), por kurrë nuk u ambientua me vendin dhe kulturën gjermane. Më pas ajo tha do kthehem dhe u kthye së bashku me ne. Edhe pse ishte pas lufte, ishte problematike, shtëpia ishte e djegur e të tilla gjëra. Babi e ka filluar nga zero”, ka thënë  Meritoni.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci