Të fundit

Inspektorati gjobit një qytetar dhe e detyron të pastrojë mbeturinat që i hodhi në Prishtinë

Inspektorati i Prishtinës ka gjobitur me 300 euro një person i cili ka hedhur mbeturina në rrugë si dhe e kanë detyruar që të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat.

Në njoftimin e tyre thuhet se Inspektorati po ndjek ankesat e qytetarëve të shfaqura edhe në rrjete sociale, dhe në këtë mënyrë ka arritur të identifikojë personin në fjalë.

“Në ditët në vijim inspektorati do të vazhdojë kontrollet në zona të ndryshme në kryeqytet, prandaj kërkojmë që të gjithë të veprojmë në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë organet e kryeqytetit në synimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci