Të fundit

Sondazhi: 7 nga 10 amerikanë mendojnë se Biden është shumë i vjetër për një mandat të dytë

Rreth gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenti Joe Biden mori trajtim të veçantë nga prokurorët federalë, të cilët javën e kaluar vendosën të mos e ndjekin penalisht atë me akuzat për mbajtjen e pahijshme të dokumenteve të klasifikuara nga koha e tij si senator dhe zëvendës president i Barack Obamës, sipas një sondazhi të ri nga Reuters/Ipsos.

Gati 53% e të anketuarve, përfshirë 29% të demokratëve, në sondazhin katër ditor që përfundoi të hënën pajtohen se “Biden mori trajtim të veçantë sepse ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Rreth gjysma – 46 për qind – e të anketuarve thanë se ishin të paktën disi të njohur me komentet e këshilltarit special Robert Herr se ndjekja penale e Bidenit do të ishte e vështirë sepse, në moshën 81-vjeçare, presidenti i SHBA-së mund të paraqitej para një jurie si “një person i mirë, plak me kujtesë të dobët”.

Biden ka denoncuar raportin e Herr, i cili sugjeron se presidenti ka probleme me kujtesën. Rezultatet e sondazhit nxjerrin në pah dobësitë potencialisht kritike me të cilat përballet Biden në përpjekjen e tij për rizgjedhje.

Rreth 78% e të anketuarve, përfshirë 71% të demokratëve, besojnë se Biden, tashmë personi më i vjetër në Shtëpinë e Bardhë, është shumë i vjetër për të qeverisur.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci