Të fundit

Një i vdekur në Brezovicë, pas rrëshqitjes së një orteku të borës

Një person ka vdekur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, pas rrëshqitjes së një orteku të borës.

Viktima është shtetase e huaj e moshës rreth 54 vjeçare.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, tha Veseli.

“Ekipet e policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do të njoftoheni në kohë reale”, thotë tutje ai.

 

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci