Të fundit

Hasani: Këshilli i Etikës manipuloi me faktet, Puka ka mashtruar s’ka disertacion të doktoratës në “La Sapienza”

Këshilli i Etikës ka marrë vendim dje rreth rastit të Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka, të cilin  profesori Enver Hasani e ka  denoncuar duke thënë se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

Në vendim thuhet se “Këshilli i Etikës duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, thuhet se është vërtetuar përfundimi i studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka”. Në vendim citohet edhe përgjigja e Universitetit të Romës “La Sapienza”, ku theksohet se z.Puka i ka përfunduar atje studimet e doktoratës. Por, Hasani në një përgjigje në disa përgjigje për Gazetën Express thekson se Këshilli i Etikës ka manipuluar me faktet.

“Ajo përgjigje është fiktive dhe ka të bëj me një cikël të caktuar të doktoratës, vetëm për një vit, dhe nuk do të thotë asgjë lidhur me thelbin e problemit. E kam thënë dhe sërish po e them: zoti Puka ka mashtruar dhe nuk ka disertacion të doktoratës të vlefshëm, të mbrojtur dhe deponuar në bibliotekat nacionale në Romë dhe Firence, siç e kërkon ligji italian. Unë kam dëshmi për këtë (me shkrim dhe me gojë).

Gazeta Express : A jeni njoftuar për këtë vendim të Këshillit të Etikës dhe si e komentoni?

Hasani: E kam partë vendimin dhe është në tërësi manipulim me faktet. Procedurën e ka nisur vetë personi që akuzohet për falsifikim, pra zoti Puka. Kanë vendosur një grupim njerëzish në konflikt të tërësishëm të interesit dhe duke ndërruar tezat: kontestuese është nëse zoti Puka ka disertacion të mbrojtur në Fakultetin  Juridik të Universitetit “La Sapienza” dhe, nëse ka, ta bëj publik atë dhe ta dërgoj për nostrifikim. Kur kjo të jetë bërë, çdo pretendim tjetër imi që kamë bërë publik qe disa herë, vjen në vend të vetin. Pra, kusht themelor është bërja publike e tekstit të doktoratës, versioni zyrtar, dhe atë përmes MASHT, si organ i vetëm kompetent për një gjë të tillë.

Gazeta Express: Si e vlerësoni punën e Këshillit të Etikës për këtë rast?

Hasani: Këshilli Etikës nuk ka asnjë kompetencë për verifikim të diplomave dhe dokumenteve të tjera publike të stafit akademik. Kjo si ka vepruar Këshilli Etikës përbën vepër penale sepse me këtë ka “nostrifikuar” një diplomë pa pasur kompetencë. As UP e as Këshilli Etikës nuk mund të validojnë dokumentet publike në territorin e Kosovës. Këtë e kanë vetëm autoritetet shtetërore, në rastin konkret MASHT dhe strukturat e saj.

Gazeta Express : A besoni tash se z. Puka ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Romës “La Sapienza”?

Hasani: Zoti Puka është bërë dekan me mbështetjen time të pa rezervë, si dhe të kolegëve  të tjerë, pikërisht sepse kemi besuar se ai ka doktoratë të vlefshme nga Fakulteti Juridik i Universitetit “La Sapienza”. Edhe në raportin për avancimin e tij në thirrjen e fundit akademike, figuron se ai ka doktoruar në Fakultetin Juridik “La Sapienza”. Ndryshe nuk do ishte bërë as dekan  dhe as nuk do kishte marrë thirrjen e fundit akademike, për çka merr dyqind euro më shumë se thirrja e tij e parë akademike.

Për t’u kthyer te pyetja juaj: mua as që më ka shkuar mendja që na ka mashtruar, deri në një vizitë që kemi pasur në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit, siç e kam sqaruar më herët. Ishim një grup kolegësh nga Fakulteti Juridik i UP dhe gjatë vizitës pash dhe ngela i shokuar nga fakti se zoti Puka nuk dinte asnjë gjuhë tjetër pos shqipes. Në Zagreb, gjuha italiane është sikur gjuha kroate, e flet çdokush. Asnjë fjalë nuk ishte në gjendje të thotë as në gjuhën italiane, as në atë angleze, ose në gjuhën kroate. Aty më lindi ideja se bëhet fjalë për një mashtrues ordiner. I tillë është dhe nuk kam asnjë dyshim. Nuk mund të doktorosh në Itali pa ditur dy fjalë italisht ! Përveç kësaj, siç e kam dëshmuar, disertacioni i doktoratës së zotit Puka nuk gjendet askund , as në bibliotekat nacionale të Romës dhe Firences, siç kërkohet me ligj për çdo disertacion që mbrohet në këtë shtet.

Ato që kam shkruar në denoncimin tim qëndrojnë njëqind për qind dhe i provoj në çdo procedurë transparente. Kjo siç ka bërë Këshilli i Etikës është joligjore dhe përbën vepër penale.

Përveç kësaj, një komision i formuar për doktoratën e zotit Puka në UP, që përmendet në vendimin e Këshillit të Etikës, është krejt kundërligjor sepse profesorët pas moshës 70 vjeçare nuk guxojnë të ketë asnjë marrëdhënie ose angazhim me UP (me përjashtim të profesorëve emeritus) . Për fat të keq kanë manipuluar me mirësinë e dy ish-kolegëve tanë të respektuar nhga katedra penale. E përsëris, problemi parësor është mashtrimi me doktoratën nga Fakulteti Juridik i Universitetit “La Sapienza”. Kjo duhet të provohet siç duhet dhe pastaj shkohet në fazën tjetër, nëse zoti Puka vërtetë dëshiron të provoj se nuk është mashtrues ordiner.

Gazeta Express : Ju keni thënë se Sapienza ua konfirmuar se Puka nuk e ka marrë asnjëherë titullin e doktorit. Si e shihni përgjigjen e tyre tash?

Hasani: Ajo përgjigje është fiktive dhe ka të bëj me një cikël të caktuar të doktoratës, vetëm për një vit, dhe nuk do të thotë asgjë lidhur me thelbin e problemit. E kam thënë dhe sërish po e them: zoti Puka ka mashtruar dhe nuk ka disertacion të doktoratës të vlefshëm, të mbrojtur dhe deponuar në bibliotekat nacionale në Romë dhe Firence, siç e kërkon ligji italian. Unë kam dëshmi për këtë (me shkrim dhe me gojë).

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci