Të fundit

Ky është kosovari i arrestuar në Ferizaj, e kërkonte Norvegjia për një vrasje

Fast Kosova sot ka arrestuar një person në Ferizaj, i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Mësohet se i arrestari është Visar Abdyli. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021, raporton Paparaci.

“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe  disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara. Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla”, njofton Policia e Kosovës.

Visari bashkë më vëllain e tij Valonin akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan.

Atëkohë viktima 20-vjeçar u qëllua jashtë shkollës Lofsrud në Mortensrud, Oslo, ku pas plagëve të marra vdiq të nesërmen, më 8 tetor 2021.

Vëllezërit Abdyli u dënuan në Norvegji për mbështetje të organizatës terroriste ISIS.

 

 

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci