Të fundit

Zyrtare: Ylli i Juventusit nuk do ta përfaqësojë më Holandën

Mbrojtësi i Romës, Dean Huijsen, i cili është në huazim nga Juventusi, ka vendosur zyrtarisht që të përfaqësojë Spanjën në vend të Holandës në nivel të kombëtares.

Mbrojtësi 18 vjeçar, i cili është paraqitur për moshat e reja holandeze, u largua nga Juventusi muajin e kaluar, duke iu bashkuar Romës në një marrëveshje gjashtë mujore, pa ndonjë opsion blerje.

Deri tani, ai po tregon paraqitje tejet të mira me Romën, ku ka arritur ta gjej golin dy herë.

Juventusi do ta sjell Huijsen në ekip në verë, dhe mund ta mbajë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm, edhe pse klubi është i hapur për ta huazuar atë për ta vazhduar më tej zhvillimin e tij.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2028.

Spanish Royal Decree 200/2024 e ka konfirmuar se Huijen edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Kombëtares së Spanjës dhe mund të paraqitet tani me të.

Ai kaloi në Spanjë në moshën pesë vjeçare me familjen e tij dhe e filloi karrierën si futbollist te Malaga, para se të kalonte te Juventusi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci