Të fundit

Një pamje e pabesueshme: Veturat ranë në një vrimë të madhe në mes të rrugës, ushtria i shpëtoi

Dy burra kanë qenë me fat që janë ende gjallë pasi makina me të cilën po udhëtonin ra në një gropë të madhe të mërkurën herët në Vomero, një lagje në Napoli të Italisë. 

Dyshja u shpëtua nga ushtria, e vendosur aty pranë në kuadër të operacionit Strade Sicure (Rrugë të Sigurta), shkruan agjencia italiane ANSA.

Në gropë ka rënë edhe një makinë e parkuar aty pranë.

“Është një mrekulli që ne jemi gjallë, mund të kishte qenë shumë, shumë më keq”, tha Giulio Delle Donne, një nga dy të rinjtë.

“Jemi gjallë falë reagimit të shpejtë të ushtrisë”, shtoi Delle Donne, duke treguar se një sekondë pas shembjes së makinës, ka rënë edhe një pemë dhe ka plasur një tub uji.

imazh

Makina në një gropë në Napoli

Kryebashkiaku i Napolit Gaetano Manfredi tha se qyteti ka një “sistem kanalizimi që nuk është mirëmbajtur për vite me radhë”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci