Të fundit

Hoxhaj në mbështetje të Ukrainës, përdor një thënie të politikanit arbëresh

Deputeti i PDK-së, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus, ka shpërndarë një thënie të politikanit dhe filozofit arbëresh Antonio Gramshit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka treguar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas, duke shpërndarë një thënie të politikanit dhe filozofit arbëresh Antonio Gramshi.

“Bota e vjetër po vdes dhe bota e re përpiqet të lindë: kjo është koha e përbindëshave. Unë e urrej neutralitetin! Unë besoj se të jetosh do të thotë të marrësh anë.” Kështu tha politikani dhe filozofi arbresh Antionio Gramshi para shumë kohësh, kjo vlen edhe sot në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, për të mbrojtur territorin, demokracinë e vlerat e saj, kundër agresionit dhe fashizmit rus!”, ka shkruar Hoxhaj.

Dimë që Hoxhaj dy vite më parë, që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, ka botuar një libër “Përplasja e madhe” në të cilin pos që foli për një përshkallëzim të përmasave të tilla midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përmendur rastin e pushtimit të Donetsk dhe Luhanks, Hoxhaj gjithashtu shkroi se si Rusia e kishte luftuar Kosovën dhe Ballkanin.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci