Të fundit

​Austri: Vriten katër gra dhe një vajzë 13-vjeçare

Katër gra dhe një vajze 13-vjeçare janë vrarë në Vjenë mbrëmjen e të premtes, tre prej të cilave janë ekzekutuar me thikë në një shtëpi publike.

27-vjeçari u arrestua në afërsi të shtëpisë publike, teksa po largohej duke mbajtur në dorë armën e krimit.

Policia brenda banesës ka gjetur edhe një grua të katërt, e cila po merret në pyetje si dëshmitare e ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka marrë dhe dëshminë e autorit.

Sakaq një grua dhe vajza e 13-vjeçare u vranë në një ngjarje tjetër të ndodhur në Vjenë.

Trupat e tyre u gjetën të pajetë në apartamentin ku banonin, ndërkohë që policia ka arrestuar babain e 13-vjeçares.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci