Të fundit

Deputetja Bunjaku denoncon shkelje të rënda ligjore të punësimeve nga Vetëvendosje

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku – Rexhepi, përmes një njoftimi në Facebook ka postuar një shkelje ligjore të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, të cilin një teknik i dhëmbëve e ka denoncuar se e ka anuluar konkursin për një pozitë pune disa herë, për të pranuar atë që ka dashur Hyseni.

Në njoftim, ajo ka postuar rrëfimin e një qytetari i cili quhet Jon dhe që është Teknik i Dhëmbëve. I njëjti para tre muajve ka aplikuar për punë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka punuar pa pagesë dhe ku kishte dalë i pari më 92 pikë.

Qytetari në fjalë ka treguar se konkursi është anuluar pasi kryetari i komunës nuk e kishte favorizuar konkurrentin e tij të preferuar, dhe ka treguar se ka aplikuar përsëri ku ka dalë i dyti në  listë me 72 pikë.

“Problemi kryesor është se në testin me shkrim këtë herë ishin pyetje për materiale si Zirkoni, Metali, Porcelani, Protezat e skeletit, Protezat elastike, të cilat punohen vetëm në laboratorët privatë, si për shembull ku punon konkurrenti Elion Gagica”, është shprehur ai.

“Po ashtu, i gjithë stafi i vendit ku kemi aplikuar për punë është në përkrahjen time. Por, kësaj radhe, dyshoj se një person, duket se ia ka dhënë testin e gatshëm konkurrentit Elion Gagicës. Unë dhe kolegët e mi jemi të gatshëm të japim intervistë për këtë çështje para ambulancës dhe kam fakte të ndryshme që Elioni është i afërmi i kryetarit Alban Hysenit”, ka shtuar tutje ai.

Joni ka thënë se i ka të ruajtura listat kur ka qenë i pari, të cilat edhe i ka publikuar, dhe ka ritheksuar faktin se ky konkurs është anuluar dy herë sepse nuk kanë dalur të parët në listë konkurrentët që janë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“E dhimbshme, e kundërligjshme, e papranueshme, gjithçka. Kjo padrejtësi ndaj të rinjve, është demotivim për ta ndërtuar jetën në vendlindje”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci