Të fundit

Kurti: Nuk kam pasur ide që BQK po merrte vendim për dinarin

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani ku u mbajt Konferenca e Sigurisë, ka dhënë intervistë ku ka thënë se nuk ka pasur asnjë ide për përgatitjen e rregullores së re të Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt.

Ai duke folur për radion angleze, Monocle, ka thënë se presioni mbi qeverinë e Kosovës ka rrjedhur pas alarmimit që ka bërë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më 27 dhjetor BQK kishte marrë vendim për rregulloren e re përmes së cilës do të luftoheshin aktivitetet e paligjshme dhe kanë bërë mirë që e kanë marrë këtë vendim. Nuk kam pasur ide se do ta merrnin vendimin”, është shprehur Kurti.

“Gjithçka po shkonte mirë. Në mes të janarit Vuçiq alarmoi rajonin dhe Evropës që më 1 shkurt po ndodhte katastrofa, kur do të përjashtohej dinari. Atëherë nisi presioni. Nuk po e ndalim dinarin, por mjet pagese duhet të jetë euro sipas Kushtetutës. Janë 33 mijë pensionistë që marrin pensione nga qeveria jonë”.

Kurti ka thënë se me vendimin e BQK-së formalizohen pagesat.

“S’po ju themi të marrin ‘dardanë’ apo ‘lekë’. Po ju themi ‘merrni euro’”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci