Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer kryer sulmin e katër kundër objektivave të grupit Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.
Sipas dy zyrtarëve amerikanë, sulmet përfshijnë të paktën dhjetëra objektiva nëpër vende të shumta në Jemen, duke përfshirë objektiva në kryeqytetin Sanna.
Objektivat përfshinin armë Houthi, vende radari, qendra komandimi dhe kontrolli, si dhe objekte nëntokësore për ruajtjen e armëve, shkruan CNN.
Sulmet e fundit vijnë pasi Pentagoni pranoi se grupi Houthi ka kryer së fundmi më shumë sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, disa nga rrugët ujore më kritike në botë.
Të enjten, zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit Sabrina Singh tha se kishte pasur “një rritje të sulmeve nga Houthi, më shumë qëndrueshmëri” gjatë disa ditëve të fundit.