Të fundit

Regjisori i “Titanik” zbulon një sekret të filmit më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë

Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë.

Regjisori zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:

“Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar”.

Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.

“Shkalla e gjithçkaje ishte përtej çdo gjëje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me sete skenografie gjigante. Në atë kohë menduam se nuk do të nxirrnim fitimet e kostos”.

Filmi “Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarë. James Cameron nuk krijoi vetëm këtë kryevepër, por edhe filmin shumë të famshëm fantastiko-shkencor, Avatar; një film që ngërthen efektet vizuele më të mira të realizuara te ndonjë film.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci