Të fundit

Forcat izraelite vrasin dy anëtarë të Hezbollah në Siri

Forcat izraelite shënjestruan një kamion në Siri sot, duke vrarë dy anëtarë të organizatës pro-iraniane libaneze Hezbollah, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sulmi ndodhi pranë kufirit sirian-libanez dhe ishte i 16-ti në Siri këtë vit. Më herët gjatë ditës së sotme, Hezbollah njoftoi se dy nga luftëtarët e tij ishin vrarë pa specifikuar se ku dhe kur.

Izraeli kërkon të parandalojë Iranin dhe milicitë aleate të tij nga zgjerimi i ndikimit të tyre ushtarak në Siri.

Sulmet izraelite janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor./abcnews.al

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci