Të fundit

Drita futet fuqishëm në garë për titull

Drita ka fituar përballë Dukagjinit në kuadër të xhiros së 22-të të elitës së futbollit kosovar dhe është futur fuqishëm në garën për titull kampioni.

Drita të shtunën mposhti Dukagjinin me rezultatin 2:0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Raddy Ovouka në minutën e 55-të shënoi për 1:0, kurse Samson Ebuka Obioha, e dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të.

Pas disfatës nga Llapi në fillim të stinorit pranveror, Drita e realizoi fitoren e tretë rresht në Superligë.

Ndërkohë, Dukagjini e pësoi disfatën e dytë në stinorin pranveror. U mposht edhe nga Llapi, ndërsa e ka mposhtur Malishevën dhe Lirinë.

Drita në pozitën e tretë tani ka 43 pikë, dy më pak se Ballkani lider. Llapi është i dyti me 44 pikë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci