Prishtinën Llapi e ka lëshuar rastin për të dalë në pozitën e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Për ta kaluar Ballkanin në tabelë, Llapit i duhej fitorja ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 22-të.
Por derbi i madh përfundoi pa gola. Ndeshja u zhvillua të dielën në Podujevë në stadiumin e mbushur me shikues.
Skuadrat kishin rastet e tyre, por pa konkretizuar. Llapi mbetet i dyti. I ka 44 pikë, një më pak se Ballkani, që të shtunën barazoi 1:1 me Gjilanin. Prishtina është e pesta me 31 pikë.