Të fundit

Deklaratë e zakonshme – Batatina fajëson gjyqtarin, e “thumbon” edhe Egbon

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka fajësuar gjyqtarin Dardan Çaka për barazimin me Prishtinën.

Batatina e la fajtor gjyqtarin Dardan Çaka për barazim, teksa nuk ngurroi të thumbojë edhe homologun e tij Emmanuel Egbo.

“Llapi këte lojë nuk e ka hup ne kemi bërë maksimumin, dhamë gjithçka dhe  jemi akoma në garë për titull. Ne do të luftojmë deri në fund.

Dardani Çaka nuk e di se çfarë problemi ka me Llapin. Është i njëjti gjyqtar që përjashtoi dy futbollistë të Llapit në ndeshjen me Lirinë. Rasti në fund ishte penallti, por ajo çfarë më bën të ndihem mirë është që trajnerët e huaj nuk po bëjnë asgjë. Prishtina nuk tregoi asgjë, luajti vetëm me topa të gjatë. Ka ndeshje dhe do t’i rikuperojmë këto pikë.

Llapi barazoi pa gola me Prishtinën duke mbetur në pozitën e dytë në tabelë. Në vend të parë vazhdon të mbetet Ballkani që ka një pikë më shumë se Llapi, e dy më shumë se Drita.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci